“Opozita s’është kristal”! Dash Shehi: Kemi ende ca burra që nuk janë përzierë te…

31 Janar 2024 | 22:06

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha në emisionin Now në Euronews Albania se edhe opozita nuk është plotësisht e papërlyer në korrupsion, por brenda saj ka njerëz që nuk janë të përzierë në çështje korruptive.

Sipas tij, problemi më i madh është se vetë shoqëria është korruptuar duke e normalizuar si pjesë të demokracisë korrupsionin.

“A është opozita kristal? S’e besoj, shikoje sa lekët kishin e sa lekë kanë, është e thjeshtë fare. Por brenda opozitës ka akoma ca burra që nuk janë përzierë, dhe populli ka çfarë zgjedh. Por korrupsioni,  duke qenë  i shpërndarë në gjithë shoqërinë, e ka humbur peshën, është korruptuar edhe shoqëria, ndaj nuk ka reagim. Të gjithë ata që kanë bërë shtëpi pa leje a kanë bërë korrupsion? Të gjithë ata tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, tregtarët e mëdhenj, dhe kur vjen puna të diskutohet korrupsioni, siç thuhet në bibël kush nuk ka bërë mëkat të gjuajë gurin e parë. Një pjesë e shoqërisë e ka pranuar korrupsionin, është bërë pjesë e kulturës”,  tha Shehi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026