“Rama u zgjua nga gjumi letargjik 10 vjeçar”- Malaj flet kualifikimet e mësuesve
Qeveria ka paralajmëruar reformimin e sistemit të pagave për arsimin, ku përveç pagës mesatare 950 euro që pritet të rritet, mësuesit do kenë mundësi të paguhen edhe në bazë të meritës. Për këtë ka nisur edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.
Sipas qeverisë, kjo mënyrë do të nxisë mësuesit që të rrisin performacën e tyre, ndërsa do të trajnohen për një sërë çështjesh, nga metodat e mësimdhënies, dixhitalizimi etj.
Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj. Fillimisht, çdo mësues do duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore vendore.
Pedagogia Nora Malaj e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se më në fund kreu i qeverisë Edi Rama është ngritur nga gjumi letargjik.
“Qeveria më në fund kuptoi se pa mësuesin e mirëpaguar nuk ecet përpara. Më në fund Rama u zgjua nga gjumi letargjik 10-vjeçar, Ministria do të ndërtojë një sitem për të ndihmuar mësuesin, për të rritur shkallën e dijes. Ka një VKM që ka dalë në kohën e zonjës Kushi, që edhe ata mësues që nuk kanë mbaruar për mësuesi, mund të bëjnë pranë universiteteve kualifikimet deri në 6 muaj, që të marrë diplomë”-tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)