Më 13 shkurt jepet pretenca për Fredi Belerin, flet avokati i tij
Ka mbaruar procesi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash, ndërsa seancën e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.
Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri, por nuk tregoi se për çfarë vepre penale.
Mes tjerash ai nënvizoi se Drejtoria e Policisë ka refuzuar t’i përgjigjet Gjykatës për pagesën e Arsen Ramës.
“Më datë 12/05 i treguam 6 dëshmi të tjera, penaliteti, asnjë nuk del i penalizuar. Edhe specialistja tha se ai është i padënuar. Ligji është i qartë. Ka pasur, para 20 vitesh kur ishte i ri, kishte një dënim, nuk ta shpjegoj dot. Sot pati dhe një dimension tjetër, që oshte i paligjshëm. Gjykata i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i kërkon informacion lidhur me pagesën e Arsen Ramës. Dy herë Drejtoria e Policisë refuzon t’i përgjigjet Gjykatës me arsyetimin që është sekret”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve