Strategjia e Kurtit, ish-diplomati: Kërkon pushtet në rajon, por po sjell përçarje

1 Shkurt 2024 | 16:06

Ish-diplomati Blerim Canaj ishte këtë të enjte i ftuar në Eruonews Albania për të folur  rreth takimit të kryministrit Albin Kurti me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e veriut dhe rolit që ai po tenton të ketë.

Sipas Canaj është e vështirë të thuhet se cili është qëllimi i vërtetë i Kurtit, por politika që ai po ndjek është e gabuar dhe përçarëse,madjhe sipas tij veprimet e Kurtit duke sulmuar figura me kontribut të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut mund të çojë në ftohjen e shteteve.

Se cili është qëllimi i tij, është e vështirë të thuhet përveç asaj që atij si duket i mungon diçka nga historia dhe dëshiron ta plotësojë me diçka. Mendoj se një lider shtetëror i një shteti si Shqipëria, apo si Kosova mendoj se do duhej të përpiqej që trevat shqiptare në Luginën e Pershëvës, në Maqedoni dhe në Malin e Zi do duhej ti afronte dhe ti bashkonte jo të krijojnte një përçarje si po bën Kurti”,-tha ai.

I pyetur nëse i cënon marrëdhëniet mes shteteve Albin Kurti, ish-diplomati u  përgjigj:

“Edhe më herët ne kemi parë marrëdhëniet e ftohura mes Kurtit dhe Edi Ramës, tani po shikojmë reagimin e drejtë të Ali Ahmetit. Nëse shikojmë kryetarin e komunës së Preshevës dhe deklarimet e tij, atëherë kjo absolutisht sjell ftohje të marrëdhënie jo vetëm mes krerëve shqiptar por edhe të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne e dimë që Kurti ka tentuar të përfshihet edhe në zgjedhje në Zvicër, ai ka shkuar dhe është  munduar të përkrahë dhe të ndihmojë partitë e majta. nuk e di se si është toleruar kjo”,-tha ish-diplomati.

Ali Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve jashtë trojeve shqiptare, pavarësia dhe shteti i Kosovës, është edhe meritë e Ali  Ahmetit.

“Gjithçka që është arritur, të drejtat e çdo gjë tjetër që është arritur në Maqedoni, ka ardhur si pasojë e veprës së Arbër Xhaferrit dhe Ali Ahmetit. Sot të futet  Albin Kurti e të krijojë atje përshtypjen, siç e ka zakon, ai këta njerëz përpiqet ti shfaqë si të korruptuar dhe hajdutë. Kjo domosdoshmërish çon në ftohjen e marrëdhënieve jo vetëm qeveritare, por edhe ndërshtetërore”,tha ish-diplomati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026