Vaksina kundër fruthit, mjekët pediatër në Sarandë thirrje për mosneglizhim
Në Sarandë nuk është shënuar ende asnjë rast me fruth, por megjithatë, mjekët pediatër kërkojnë vigjilencën e prindërve, për të mos injoruar asnjë simptomë te fëmijët e tyre.
Mjekja pediatre Fatbardha Kuçuku thotë se infeksioni viral shfaqet me simptoma të thjeshta ndaj të cilave duhet të jemi të vëmendshëm.
“Kjo eshte nje semundje virale qe fillon si nje infeksion viral, shfaqet me sy te skuqur me infeksione nga syte, pas diteve te para fillon te shfaqet temperatura. Prinderit te kene kujdes qe nese femija i ka syte e skuqur ka rrjedhje dhe lotim, dhe pastaj shfaqet temperatura duhet te paraqitet te mjeku”, tha Koçuku.
“Sëmundja e fruthit është një sëmundje virale që prek foshnjat dhe femijët e vegjël por ne akoma nuk kemi raste. Nuk përjashtohen as të rriturit që janë të pa vaksinuar”, tha Koçuku.
Sipas Kuçukut në qytetin jugor prindërit po i drejtohen pediatrisë, për çdo simptomë që i bën të dyshoj se mund të jetë infeksioni i fruthit. Mjekia pediatre bën thirrje për vaksinim, si i vetmi mekanizëm mbrojtës ndaj virusit që mund të shkaktoj pasoja të mëdha shëndetësore, për të vegjlit.
“Prinderit duke qene te shqetesuar nga kjo pandemi paraqiten ketu, na kerkojne mdihme nga telefoni…”, tha Koçuku.
“Edhe nje thirrje tjeter per prinderit nese i kane femijet te pa vaksinuar duhet te vijne ne qendrat shendetesore ti vaksinojne sepse duke patur frike se mos vaksina e frythit jep autizem duhet te dijne qe keto teori jane vertetuar qe nuk eshte vaksina ajo qe i shkakton”, shtoi ajo.
Në të gjithë vendin deri në këtë fillim shkurti janë shënuar 18 raste me fruth, por situata është në monitorim e sipër.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë