“BSH të udhëheqë…”- Eksperti: Shumica e popullsisë rurale pa llogari bankare
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, është shprehur se shumica e popullsisë rurale në Shqipëri është pa llogari bankare.
Komentet Çoçoli i bëri në Euronews Albania, ku tha se Banka e Shqipërisë duhet të drejtojë bankat e nivelit të dytë drejt përthithjes më të madhe të popullsisë.
Ai tha se pajisja me llogari bankare është një proces që duhet kryer sa më parë dhe shtoi se pagesat njerëzit duhet të mësojnë t’i kryejnë edhe përmes kartave të kreditit apo të debitit dhe jo vetëm Cash.
“Roli i BSH është i tillë që të udhëheqë gjithë anëtarët e qeverisë së vetë. T’i udhëheqë bankat tregtare drejt një përthitje më të madhe të popullsisë. Ne kemi një popullsi rurale, ku të paktën janë rreth 550 mijë mbi 18 vjeç. Dhe nga këta, të paktën 400 mijë nuk kanë llogari bankare.
Pavarësisht se fermerët me marrjen e niptit dhe këto janë pajisur me llogari bankare. Ne folëm edhe për pensionistët.
Pagesat mund t’i kryejmë edhe përmes kartave të kreditit dhe debitit. Por na është bërë edhe zakon. Më shumë e shoh si një apel. Kryefjala e ditës është të përshpejtojmë punën pa u nxituar, për të parë gjithë efektet negative që mund të lërë ky proces për shoqërinë tonë”, tha Çoçoli.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve