Mbledhja për Reformën, ç’pritet të ndodhë? Pampuri: Ne bëm propozime, Rithemelimi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte këtë të enjte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për mbledhjen që pritet të zhvillohet më 6 shkurt ku do të diskutohet reforma zgjedhore.
Ajo tha se Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj dhe është shprehur se kjo çështje është shumë më me rëndësi se “amullia” që po bën grupi i “Rithemelimit” për bashkëkryetarin, i cili sipas saj nuk do të ndryshonte asgjë.
“Nuk është një situatë normale. Diskutimi për reformën zgjedhore është shumë i rëndësishëm dhe imediat sidomos për shqiptarët që duan që nesër, pas një viti, të zgjedhin ata me të cilët do të përfaqësohen me lista të hapura, të zgjedhin presidentin me votë, të votohet elektronikisht, të numërohen votat elektronikisht, këto janë propozimet tona. Nga ana tjetër është një amulli.
Grupi i Rithemelimit po vijon betejën për të marrë bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore. Bashkëkryetarët vendosen në bazë të partive. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vetë që është zoti Alibeaj, Partia Socialiste ka bashkëkryetarin e vetë.
Në atë komision në pjesën dërrmuese anëtarët janë përfaqësues të aleatëve dhe pjesë të Rithemelimit, aty vetëm Alibeaj dhe Çollaku janë përfaqësues të Partisë Demokratik, unë nuk e kuptoj çfarë roli ka bashkëkryetari”,-tha Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla