Demko: Kollituni dhe mos pini ujë në rastet e mbytjes me ushqim
Mbytja nga ushqimi në disa raste mund të jetë shumë e rrezikshme, madje edhe fatale për një person, qoftë ai fëmijë apo edhe për mosha më të rritura.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një 51-vjecar ka humbur jetën për këtë arsye.
Shkak dyshohet se është bërë mbytja gjatë ushqimit që ai po konsumonte.
Instruktori i Ndihmës së Parë, Tahir Demko, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se janë dy raste të mbytjes, dhe në asnjë rast nuk duhet që të pihet ujë.
Sipas tij uji mund të rrezikojë jetën pasi risku është i lartë që të kalojë në rrugët e frymëmarrjes.
“Në rast të mbytjes ku janë dy raste, nëse është mbytje e pjesshme, ajo që ne këshillojmë që të kollitet, nëse ka bllokim të plotë nuk duhet të pijë ujë. Ujë rrezikon të shkojë drejt rrugëve të frymëmarrjes. Nëse ka bllokim të plotë duhet ta shoqërojmë me 5 goditje në pjesën e shpatullave”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta