Mësuesit paralajmërojnë protesta, Mehmeti: Skllevër të shtetit! SMIP, për t’i lodhur
Pedagogu Ndriçim Mehmeti është shprehur se mësuesit në Shqipëri janë skllevër të shtetit.
Komentet Mehmeti i bëri në Euronews Albania, ku komentoi paralajmërimet e mësuesve në kryeqytet, për t’u ngritur në protesta, pas vendimit për hedhjen e të dhënave nga ana e tyre në një sistem elektronik të quajtur SMIP.
Sipas Mehmetit, ky sistem është bërë për t’i lodhur mësuesit dhe shtoi se mësimdhënësit kanë qenë gjatë gjithë kohës kokëulur.
“Nëse e themi në gjuhë popullore, kanë gjetur dhe bëjnë. Mësuesit kanë qenë kokëulur. Edhe për këtë që thoni ju përsëri nuk do ankohen. Ata thonë nuk çohemi se na heqin nga puna. Atyre ç’nuk u kanë bërë. Kanë që nga 2013 që tallen.
Unë jam pedagog dhe veç notave, asgjë nuk hedh në mënyrë dixhitale. Sepse i shohin studentët. Kjo është për lehtësi të studentëve që i shohin në kohë reale notat. Edhe ai sistem ka problemet e veta, por nuk ka rëndësi. Për çfarë duhet ky sistem smip? Ka qenë më para sokrates, pastaj ia ndryshuan… Kjo bëhet edhe për lekë.
Pse u bë ky sistem? Për ta lodhur sa më shumë mësuesin. Mësuesi është kthyer në një sekretar dhe ka humbur rolin e tij si mësues. Ne jemi ku thërret qameti. Kush i ka trajnuar këta mësues? Mësuesi sot është një skllav i shtetit. Duam ta përdorim për vota, e përdorim. Duam ta përdorim për marshime, e përdorim”, tha Mehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë