Të rinjtë po largohen, ekspertët: Ndikon në ekonomi dhe në cilësinë e demokracisë

2 Shkurt 2024 | 16:27

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik.

Një analizë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit thotë se ikja e të rinjve po ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend.

Ekspertët  kanë vënë në dukje se se emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por tashmë ky fenomen po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend.

Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit.

Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin të rinj.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 %  janë mosha të reja.

Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit dhe rënies së  lindjeve, por do të jenë të dhënat e censit që  INSTAT do ti publikojë në qershor të këtij viti, që do të japin një panoramë të qartë të numrit të shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026