Krerët e grupeve kriminale të arrestuar gjatë “Tempullit”? Flet për “Review” Mullai
Zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentjan Mullai i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, dha detaje në lidhje me dy megaoperacionet policore të koduara “Tempulli”.
Ai theksoi se në pranga kanë rënë 864 persona ndërsa shtoi se operacione të ngjashme por jo në këto përmasa ka pasur dhe në Elbasan dhe Korçë.
Sipas tij në kuadër të këtyre dy operacioneve kanë rënë 31 anëtarë të grupeve kriminale.
“Deri tani te të dy operacionet “Tempulli” janë 864 persona. Gjatë vitit 2023 në Elbasan zhvilluam një operacion të ngjashëm, jo me këto përmasa, por kishim gati 55 persona të arrestuar. Këto përmasa kanë ardhur si rezultat i grumbullimit të informacionit nga policia e shtetit. Në Tempullin 1 janë goditur 24 anëtarë të grupeve kriminale, te “Tempulli 2” janë 7 anëtarë të grupeve kriminale.
Janë të goditur të gjitha nivelet në këto grupe kriminale. Operacioni është në vijim në të gjithë Shqipërinë. Janë 31 anëtarë të grupeve kriminale që janë goditur”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve