“Brenda 10 viteve do shlyejmë ish-pronarët”, Basha flet për programin e PD nga Fieri
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të diel në Fier ku ka vijuar me takimet e kuvendit zgjedhor të degës së Partisë Demokratike. Ai tha se Partia Demokratike duhet të reflektojë për gabimet e saj e të punojë për mbajtjen e premtimeve që si u shpreh ai “ kanë dështuar të mbajnë”.
Ai tha se një nga pikat më te rëndësishme të Partisë Demokratike është që në momentin që ajo do vijë në qeveri do të behët shlyejra e ish-pronarëve.
“Angazhimi i Partisë Demokratike, i marrë solemnisht para gjithë shoqatave të pronarëve në vend qendron dhe do të bëhet realitet. Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëhet realitet.
Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsisë. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentet e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mundësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën”,-tha Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje