Për çfarë po përgatitet NATO? Paralajmëron Koloneli: Do të arrijë deri në Rusi

4 Shkurt 2024 | 21:46

Koloneli Çlirim Toçi zbuloi për “Review” në Euronews Albania se si po vijon stërvitja e NATO-s.

Koloneli tha se që në fillim të janarit, NATO ka nisur stërvitjen e saj e cila do të ketë disa faza ku do të koordinojë të gjitha forcat e saj. Sipas tij stërvitja e NATO-s e cila ka nisur në veri të Amerikës do të arrijë deri në kufirin lindor të saj, që është kufiri me federatën ruse.

“Stërvitja ka filluar në fund të janarit dhe do të vazhdojë deri në maj të vitit 2024. Ajo do të ketë një hapësirë nga veriu i Amerikës deri në kufirin lindor të NATO-s me federatën ruse.

Stërvitja do të ndahet në dy pjesë, e para është stërvitja në det ku do të përfshihet pjesa veriore e oqeanit Atlantik dhe Arktikun dhe që do të fillojë nga fundi i janarit deri në mes të Marsit.

Pjesa tjetër është stërvitje që do të përfshijë forcat detare, ato ajrore dhe ato tokësore”, tha koloneli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026