Krishti në versionin femëror, portreti kontrovers ngjall polemika

5 Shkurt 2024 | 08:57

Portreti i Jezusit i pikturuar nga Salustiano Garcia me rastin e Javës së Shenjtë në Sevilje ka ngjallur debat në ditët e fundit. Për eventin, i cili do zhvillohet nga data 24 deri më 31 mars 2024, artisti ka krijuar një imazh që disa e kanë cilësuar “të turpshëm” dhe “provokues”.

Në posterin e paraqitur në sallën e madhe të Fondacionit Rural Caja pak ditë më parë, shohim një Jezus pa qime, me tipare delikate dhe flokë të gjatë e të rregulluar: një përfaqësim për të cilin Këshilli i Vëllazërisë së qytetit, i cili merret me organizimi i manifestimit, shprehu miratimin, duke e pritur punën me duartrokitje të mëdha.

Megjithatë, disa institucione konservatore si IPSE, një grup ultra-katolik, kanë një mendim të ndryshëm, duke e cilësuar si “absolutisht të turpshëm”, “një lajthitje” dhe “femëror”, duke u kërkuar përgjegjësve ta tërheqin dhe të kërkojnë falje publike.

Ndërkohë në faqen e njohur change.org ka nisur një peticion për heqjen e veprës: kërkesa ka mbledhur deri tani mbi 12 mijë firma.

Megjithatë, artisti Salustiano Garcia u mbrojt në faqet e gazetës spanjolle ABC, duke deklaruar se e ka krijuar pikturën me respekt të thellë dhe duke shpjeguar se nuk kishte bërë asgjë novatore: “Nuk ka asgjë në pikturën time që nuk është përfaqësuar tashmë në veprat e artit të shumë shekujve më parë. Kushdo që ka parë seksualitet në të, ka nevojë për pak kulturë artistike. Skulptura e El Grekos e Krishtit të ringjallur e shfaq atë krejtësisht të zhveshur, penisin dhe gjithçka. Nëse kjo ishte e mundur në shekullin e 16-të, më pse nuk mund të shfaqim një Krisht me gjoks të zhveshur, në shekullin e 21-të”.

Artisti shpjegoi gjithashtu se është frymëzuar nga djali i tij Horacio, si dhe nga vëllai i tij, i cili vdiq kur Garcia ishte i vogël: “Isha dymbëdhjetë vjeç kur më vdiq vëllai. Nëna ime më kërkoi të hyja në dhomën ku prehej trupi i tij për t’i thënë lamtumirë. U tmerrova, por kur pashë fytyrën e tij, qetësinë dhe duart e kryqëzuara në gjoks, u trondita. Si mund të përmbajë kaq bukuri një trup i shtrirë!”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024