Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në Tiranë, kush janë të arrestuarit

5 Shkurt 2024 | 11:27

Policia Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 30 janar në ish-Bllok, ku në ambientet e zyrës së noteres Esmeralda Dauti shpërtheu një sasi lënde plasëse e llojit tritol.

Në lidhje me këtë ngjarje policia bën me dije se arrestoi të dielën shtetasit Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas të tjerë.

Personat e arrestuar kanë vendosur sasinë e tritolit në zyrën e noteres dhe më pas janë larguar me një motomjet në zonën e Farkës, ku kanë braktisur motorin dhe janë larguar me një mjet tip “Audi”.

Ata dyshohet nga policia se e kanë kryer aktin kundrejt pagesë, të vënë nga persona të tjerë. Policia po vijon punën për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe personave të tjerë të përfshirë.

“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.

Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026