“Dinarët e Serbisë futen me tonelata”, ish-luftëtari i UÇK: Për çfarë po përdoren
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se dinarët e Serbisë të cilët po futen me tonelata në Kosovë përdoren për të financuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se ndalimi i dinarit mund të japë një zgjidhje për ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës, por nuk do e ndalonte financimin e grupeve serbe.
“Futja e parave me kilogram, ndodh vetëm në vendet që kontrollohen nga kartelet e drogës. Ata i masin paratë me kilogram dhe jo me sasi. Thuajse pjesa më e madhe e parave duhet se për çfarë përdoren në Kosovë. Ato përdoren për të financuar “shtetin paralel” që Serbia ka ngritur në Kosovë. Unë jam dakord që Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin e saj të plotë.
Kosova këtë duhet ta kishte bërë shumë më para. Mua më shqetëson fakti që këta po tentojnë të bëjnë këtë punë, nëse serbët i konvertojnë paratë ne euro dhe e bëjnë këtë transaksion nga banka dhe i paguajnë njësoj këta serb, për këto struktura paralele, a do vazhdojnë të ekzistojnë këto struktura paralele? Kjo është shqetësuese”,-tha Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta