Shtohen kursimet në lekë, depozitat u zgjeruan me 27 miliardë në dhjetor

7 Shkurt 2024 | 14:25

Depozitat në lekë, në dhjetor 2023 patën një ecuri pozitive.

Sipas Bankës Qendrore, stoku i kursimeve në monedhën vendase nw fund tw vitit arriti në 579 miliardë lekë.

Kjo është një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë.

Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori i vitit 2021.

Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, tw cilwt shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, e qw sollën 75% të rritjes.  Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat dhe me bazë vjetore, depozitat u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë.

Ndërkohë, kursimet në valutë të huaj tregojnë se depozitat në euro nuk shënuan rritje domenethënëse në fundvit, edhe pse stoku i depozitave arriti në 7.3 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Nga ana tjetër, depozitat në Dollarë Amerikanë regjistruan rritje gati 5%, duke kapur vlerën e përgjithshme të 753 milionë dollarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026