3 vite burg për tradhtinë? Gazetari: Nuk kalon si ligj. Duan të tërheqin vëmendjen
Gazetari Flavio Qarri ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku tha se ligji i ri për bigaminë është shumë i vështirë të kalojë pasi ka një sërë problemesh kushtetuese.
Ai tha gjithashtu se hartimi i këtij projektligji është më tepër përpjekje e zyrës së shtypit të qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga probleme më të madha, pasi në thelb ai nuk do të ndryshojë asgjë, ndërsa tradhtia do vazhdojë të mbetet problem moral e jo ligjor.
“Jo më larg se para 30 minutash u konsultova me disa juristë dhe është e pamundur që të kalojë si ligj. E para aktualisht me ligj është e ndaluar të martohesh më shumë se një herë. Ky ligj nuk ndryshon gjë. E dyta, dikush që ka dy bashkëjetesa, është e vështirë që t’i mbajë të dyja. Kur nuk ia doli dot Enver Hoxha të ndalojë tradhtinë nuk do ia dalë Edi Rama.
Apeli im është që shqiptarët të mos hanë këtë karrem të gatshëm që është për të shmangur vëmendjen nga tronditja që ka pësuar qeveria dhe nga problemet që do të ketë gjatë këtij shkurti të cilat filluan në datë 1 e do të vijojnë deri më datë 24”,-tha gazetari Flavio Qarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni