Stadiumet me numër rekord tifozësh, surprizë ekipet nga liga e 2-të gjermane

7 Shkurt 2024 | 15:01

Kampionatet më të fortë duhet të kenë edhe audiencën më të lartë. Do të duhet të ndodhë kështu, por një kampionat e thyen këtë normë. Bundesliga 2 ka dy stadiume mes atyre me numrin më të lartë të shikuesve në Evropë.

Në krye të klasifikimit special qëndron Santiago Bernabeu që në fundjavë kishte 76.732 shikues. Pas tij San Siro që në derbin e Italisë kishte 75.547 të pranishëm duke lënë pas Allianz Arena’n që shet çdo biletë për ndeshjet e Bayern, thënë ndryshe 75.000 shikues.

Në fitoren e Man Utd, 3-0 ndaj West Ham, në Old Traford ishin 73.612 shikues. 5 stadiumet me numrin më të lartë të shikuesve plotësohen nga Schalke 04. Fitorja ndaj Braunschweig në Bundesliga 2 u ndoq nga 61.219 shikues në Veltins Arena. Këta janë 10 stadiumet me numrin më të lartë të shikuesve ku në vendin e 6’të bie në sy Olimpiku i Berlinit që pret ndeshjet e Hertha’s në kategorinë e 2’të në Gjermani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026