Nis sot fushata zgjedhore, PS dhe PD evente në shesh, LSI takime në terren

25 Mars 2021 | 08:00

Partia Socialiste, Partia Demokratike nisin sot fushatën elektorale me aktivitete madhore në Tiranë ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do ta nisë fushatën me takime në Divjakë.

PS pritet ta nisë fushatën në sheshin “Skënderbej” rreth orës 18:00. Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se në shesh është vendosur një podium me ekrane të mëdha, ndërsa përreth po përcaktohen vendosjet e personave të tjerë që do të marrin pjesë në aktivitetin e nisjes së fushatës.

Nga Partia Socialiste kanë qenë të rezervuar për informacione teksa gazetarja Shehu tha se është konfirmuar vetëm se kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën hapëse. Ndërkohë në këtë shesh janë prezente edhe forcat policore.

Më tutje në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:30, PD ka parashikuar gjithashtu aktivitet për nisjen e fushatës. Gazetari Renaldo Salianji tha se PD në shesh pritet të jenë vetëm kandidatët për deputetë dhe në bulevard do të ketë makina me qytetarë të cilët do të ndjekin këtë aktivitet.

PD parashikon projektimin e pikave të programit, sidomos ato që lidhen me arsimin, në godinën e Universitetit Politeknik, ndërsa përpara saj janë vendosur një podium me tre ekrane të mëdha. Kënga shoqëruese e PD-së në këtë fushatë do të jetë kënga “Unstoppable” e këngëtares Sia.

Ndryshe nga PS dhe PD, LSI duket se ka zgjedhur një qasje tjetër. Nga zyrat qendrore të LSI-së në Tiranë, gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha tha se Lëvizja nuk ka një event kryesor, por është vendosur të vijohet me takimet.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka planifikuar takime në Divjakë, ndërsa kandidatët për deputetë në Tiranë kanë vijuar me rutinën e zakonshme me mbledhje në mëngjes dhe takime në terren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën apel që partitë dhe institucionet të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të shmangin përdorimin e aseteve publike për fushatë. Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat kufizuese për pandeminë duke ndaluar sërish, për të paktën dy javë të tjera grumbullimet me më shumë se 10 veta.

Lexoni gjithashtu:

Një ditë para nisjes së fushatës KQZ bën apel për respektimin e Kodit Zgjedhor

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që masat kufizuese të mbesin në fuqi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026