Tensionet në Kuvend, përjashtohen nga seancat 4 deputetë të PD

7 Shkurt 2024 | 15:42

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 10 ditë nga seancat Gazment Bardhin dhe 20 ditë deputetët Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.

Ky është vendimi i marrë nga sekretariati i etikës mbledhur sot në orën 15.00 lidhur me përplasjet e krijuara seancën e së hënës në Kuvend nga këta deputetë.

Ishte Partia Socialiste që depozitoi një kërkesë për përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetëve të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.

Sipas pretendimeve të mazhorancës, këta deputetë me veprimet e kryera ne seancën plenare të së hënës, nuk lejuan zhvillimin e saj. Ndërkohë sot pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS.

Bashkë me këta 4, shkon në 23 numri i deputetëve të opozitës që përjashtohen nga seancat plenare, pasi më herët një vendim i tillë është marrë edhe për 19 deputetë të PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026