Futbolli i priftërinjve në Shkodër, ndeshen 200 meshtarë të 17 kombëtareve evropiane

7 Shkurt 2024 | 18:11

Plot 57 vite më parë Shqipëria do të shpallej vend ateist, nën regjimin e një prej diktaturave më të egra në rajon ndërsa pas më shumë se gjysmë shekulli, në Shkodër organizohet kampionati i parë evropian i futsallës për priftërinjtë.

Për 3 ditë me radhë, 17 kombëtare nga e gjithë Evropa me më shumë se 200 meshtarë do të ndeshen për të zgjedhur ekipin më të mirë.

Përtej lojës në futboll, ku tregohet një anë tjetër e priftërinjve, ky turne është konceptuar edhe si një promovim i çdo vendi ku organizohet. 200 klerikët zhvilluan një vizitë edhe në myftininë e Shkodrës ku u priten nga drejtuesit e besimit islam.

Ekipet më të mira pretendente janë Kroacia dhe Portugalia, pa harruar qëllimin kryesor të këtij eventi, reklamimin e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në qytetin e Shkodrës

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026