“Sa kohë shkelet rregullorja, s’ka normalitet”, Bardhi: Të gatshëm për përshkallëzim

8 Shkurt 2024 | 10:51

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se deputetët demokrat do të vazhdojnë aksionin e tyre dhe janë të gatshëm edhe për përshkallëzim duke shkuar edhe në grevë urie brenda parlamentit.

“Besoj se edhe sot e patë se pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm përfaqësues të opozitës nuk u lejuan të futen në parlament, përsëri grupi parlamentar i Partisë Demokratike vijoi aksionin për t’u treguar që nuk mund të ketë normalitet për sa kohë shkelet rregullorja dhe kushtetuta.

Kryetarja e kuvendit duhet të rishohë pozicionin e saj për sa i përket të drejtave të opozitës për komisionet parlamentare. Unë jam përjashtuar nga kuvendi sepse nuk jam lejuar të futem për 45 minuta pa pasur asnjë pengesë ligjore të futen më sallën e seanca plenare. Kjo tregon se në këtë parlament nuk ka më urdhra të pashkruar mjafton vetëm urdhri i paligjshëm i Edi Ramës.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm të shkojë në akte përshkallëzimi, duke përfshirë edhe grevëne urisë”,-tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026