Këshilli i Sigurimit mban sot seancën e jashtëzakonshme për Kosovën

8 Shkurt 2024 | 11:54

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë.

Mediat kosovare kanë raportuar se pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”

Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi për dinarin synon t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.

“Ekziston një argument i tërë se çfarë ka ndodhur, çfarë po dhunohet, çfarë terrori po bëhet ndaj serbëve dhe cili është qëllimi përfundimtar, që është dëbimi i serbëve nga Kosova, pra që ata të vendosin vetë se të largohen të qetë”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç foli dhe në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është shaka, duhet të kenë turp, komuniteti ndërkombëtar, ata që kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel se ne nuk do ta kishim nënshkruar nëse nuk do të garantonin dhe tani duhet t’i kërkojmë Kurtit të formojë Asociacionin. Imagjinoni, ne kemi eja aq larg sa një Paris, Berlin, Uashington po i lutet Kurtit të formojë Komunitetin. Deri ku kemi arritur apo dikush mendon se jemi vërtet budallenj“, thotë Daçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026