Vlorë, lagjia “Kushtrimi” ku jetojnë mbi 300 familje, pa investime në 30 vite

8 Shkurt 2024 | 16:18

Rrugë të amortizuara, puseta të dëmtuara, mbeturina dhe kanale të ujërave të zeza të hapura është panorama që sheh që në hyrje të bllokut të parë të banesave në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës.

Rruga “Miro Tërbaci” në afërsi të ish fabrikës së tullave në Vlorë është lënë në harresë nga Bashkia e qytetit bregdetar.

Banorët shprehen se në këtë lagje nuk ka pasur asnjë investim prej më shumë se 30 vitesh.

“30 vite, bëmë në shtëpitë këtu u bënë gropat më të mëdha se ne. Asgjë asgjë, hajde shiko rrugën atje, votat i marrin vijnë me vrap.“

“Asnjëherë s’është vënë dorë këtu”- shprehen qytetarët

Një nga problemet më shqetësuese për banorët e lagjes Kushtrimi mbetet rregullimi i sistemit të ujërave të zeza. Në rrugë gjen kanale të hapura, të cilat përveç erës dhe sëmundjeve që mund të mbartin, venë në rrezik edhe jetën e banorëve.

“Po ujërat e zeza shkarkohen këtu, po e di sa erë ka këtu apo jo, asnjë investim.“

Deri më tani nuk ka asnjë fond të paracaktuar nga bashkia e qytetit për rehabilitimin e kësaj lagjeje, një nga lagjet më të vjetra në qytetin e Vlorës ku jetojnë më tepër se 300 familje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026