Balkan Talks | Nikoll Gegaj: Abazoviç nuk po vepron si lider shtetëror

19 Mars 2021 | 19:00

Balkan Talks në Euronews Albania në emisionin e sotëm fokusohet tek realiteti ekonomik, politik me të cilin ballafaqohet Mali i Zi. PDS-ja humb zgjedhjet e viti të kaluar, por kryetar i saj Gjukanoviç nuk largohet. Në zgjedhjet lokale në Nikshiq Partia Demokratike e Socialistëve pësoi një tjetër humbje. Ish kryetari në bashkinë e Tuzit Nikoll Gegaj dhe funksionar i PDS-së do analizojë jetën politike në Malin e Zi.

“Zgjedhjet e 30 gushtit  ishin një shuplakë e rendë jo vetëm, për partinë tonë, por edhe sa i përket politikës për pavarësinë e Malit të Zi, pasi fituan pro serbët dhe pro rusët. Ajo që ndodhi në Nikshiq  nuk ishte diçka e habitshme, por PDS në një komunë që ka popullsinë me numër të dytë më të madhe dhe thanë që do ketë rënie, por ndodhi e kundërta pasi ne dolëm fituese me 18 ulëse në parlamentin aty,” – thotë ish kryetari i bashkisë Tuz.

Pavarësisht humbjes në zgjedhjet kryetari i PDS-së Gjukanoviç nuk u largua nga partia. Z.Gegaj tregoi se vendimi i tij për të mos u larguar lidhet me dëshirën e tij që Mali i Zi të vazhdoj rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Gjukanoviç  ai donte të largohej nga posti i liderit dhe t’ia linte vendin gjeneratave të reja, por të rinjtë që e duan Malin e Zi e shohin si të vetmin që do e realizonte këtë.  E vërteta është që Gjukanoviç është një lider që dominoi në Malin e Zi , sulmet  me të mëdha ndaj tij vijnë nga Beogradi, Moska, Banjalluka, pra Putin, Vuçiç e Dodit dhe qëllimi i tyre është që Mali i Zi mos jetë pjesë e NATO-s dhe projekti i tyre dështoi pasi Gjukanoviç pranoi pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte shuplakë për ta,”- rrëfen z.Nikoll Gegaj.

Z.Gegaj mendon se Dritan Abazoviç nuk po vepron si lider shtetëror.

“Abazoviç nuk ka retorikë vendimtare se forca e tij politike është e vogël. Në zgjedhjet lokale në Nikshiqi, Abazoviç s’ka pasur rritje, pra ka vetëm një mandat ulës aty. Pra puna e tij s’ka fituar asnjë. Abazoviç bëri disa aktivitet të mirëpritura nga opozita, por është ndryshe të jesh lider shtetëror. Sulmet më të ashpra ndaj tij vijnë nga subjektet që kanë votuar atë, pra aleatët e tij,” – shprehet z.Gegaj për Balkan Talks në Euronews Albania.

Ish kryetari i bashkisë së Tuzit tregon se ftesës së Krivokapiç për bisedime nuk e pranuan të gjitha forcat politike shqiptare.

“Nuk është tragjedi që të jesh në një qeveri demokratike, por kjo qeveri është krijuar nga kisha serbe. Na erdhën ftesa nga Krivokapiç dhe ju paraqitën disa nga forcat shqiptare në bisedime, ndërsa disa nuk donin të uleshin më të,” – thotë ish kryetari i bashkisë së Tuzit Nikoll Gegaj.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026