OKB mbyll seancën për dinarin me fjalën e Kurtit: Çdo qytetar serb e ka pranuar €
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka përmbyllur me fjalimin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, punimet e djeshme të seancës së jashtëzakonshme.
Edhe pse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç insistoi që të marrë fjalën përmbyllëse të seancës, presidenca e OKB-së, refuzoi një gjë të tillë, duke i dhënë fund mbledhjes së saj.
I fundit që foli qe kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili i reagoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për pretendimet dhe akuzat e tij se serbët e Kosovës nuk e duan valutën Euro.
Kryeministri Albin Kurti, ka përsëritur në Këshillin e Sigurimit në OKB, se dinari serb nuk është ndaluar në Kosovë.
Megjithatë teksa i përgjigjej akuzave dhe pretendimeve të Vuçiçit, ai u shpreh se secili qytetar serb e pranon pa kurrfarë problemi Euron.
”Dinari nuk është ndaluar. Më besoni, të gjithë e pranojnë euron pa kurrfarë problemi. S’kemi asnjë rast, të asnjë serbi qytetar të Kosovës që nuk e pranon Euron. Serbët nuk e urrejnë Euron. Mund të mbash para për çfarëdo valute që dëshiron. Ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë, e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq që janë serbë, kam në qeveri që janë serbë. Partia ime, me votë të fshehtë, zëvendës avokatin e popullit serb. Unë jam socialdemokrat, që beson tek njerëzit. Nuk ka komunitet që është kriminel, ka struktura kriminale. Dhe nuk e barazoj shtetin me njerëzit, apo popullin. Populli është më i mirë se shteti. Por, po ashtu na duhet BQK që të bashkëpunoj. Konvertimi i tabelave nga KM në RKS, ka qenë shumë më i vështirë, sepse në tabelat tona kemi R, Republika”, tha Kurti.
Ai madje bëri një krahasim mes çështjes së targave, dhe problematikës së krijuar të dinarit serb.
”Në Euro nuk shkruan as Republika e Kosovës, nëse i kanë ndërruar tabelat, eurot do ta kenë shumë më të lehtë. Ne kemi 10 banka komerciale, katër nga to kanë degë në veri që mund të përdoren për konvertime. 15 institucione bankare që mund të shfrytëzohen për konvertim të valutës. Unë jam kryeministër, për shkak se Kosova është republike. Jemi të përkushtuar për dialogun, por e dini çka? – ne kemi marrëveshje. Vendet e BE-së nganjëherë nuk pajtohen për një deklaratë shtypi. Presidenti i federatës ruse e dinte sa situatë e keqe ishte në Kosovë. Nuk do të hakmerremi. Unë dua drejtësi, dhe drejtësia është kur nuk ka hakmarrje”., u shpreh Kurti.
LEXONI GJITHASHNTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet