“Shpëtova për mrekulli, plumbi më preku fytyrën”, zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit
Në dëshminë e dhënë për policinë e Shkodrës 60-vjeçari Selami Brahimi ka konfirmuar se nuk ka asnjë konflikt me njeri dhe se ka shpëtuar për mrekulli.
“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”,-tha 60-vjeçari
Ndaj 60-vjeçarit është qëlluar të paktën 10 herë më automatik ndërsa më pas autorët e dyshuar, mendojmë të jenë larguar në dalje të Shkodrës .
Policia e Shkodrës po vijon hetimet lidhur me këtë ngjarje ndërsa kanë kryer kontrolle nga Renea në disa zona përreth Shkodrës ndërsa ende nuk ka autorë të dyshuar rreth kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Plgosja me armë, drejtori i policisë në Shkodër: Po merren në pyetje dëshmitarët
- Qëlloi me armë zjarri nga kati i 5, arrestohet pas 3 orësh agresori në Shkodër
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid