BQK lëshon linjë telefonike pa pagesë për serbët e Kosovës në lidhje me dinarin
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi të premten se e ka lëshuar një linjë telefonike pa pagesë për t’iu dhënë mundësi serbëve të Kosovës të informohen më hollësisht për rregulloren e saj për pagesat me para të gatshme, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb.
Në një njoftim për media, BQK-ja tha se “kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht”.
Ky vendim i saj vjen një ditë pas një përplasjeje rreth dinarit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.
Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.
BQK-ja e përsëriti të premten se rregullorja e saj nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe se nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga ajo.
“Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet. Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-euro (përfshirë dinarin)”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni