Detajet| Ekonomisti i një firme u vra dhe pronari u plagos, RENEA ‘rrethon’ Kurbinin
Të tjera detaje kanë dalë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gurez të Kurbinit, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur.
Sipas burimeve, mësohet se viktima është shtetasi Selman Mihana, rreth 70-vjeç, me profesion ekonomist në një firmë private, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës, Ardjan Gjeloshi, 51-vjeç.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu edhe RENEA ka shkuar në ndihmë të forcave të Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik