A do takohet Blinken me kreun e SPAK? Felaj: S’do habitesha, çfarë duan të tregojnë

10 Shkurt 2024 | 12:10

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur se nuk do të çuditej nëse ish-sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, gjatë vizitës së tij do të takohej edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Komentet Felaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ndërkombëtarët kanë investuar te Reforma në Drejtësi dhe duan që ajo të ecë përpara e të mos ketë kthim pas.

Ai tha po ashtu se vizita e Blinken është e rëndësishme edhe për mazhorancën socialiste, pasi sipas saj, tregon besimin te institucionet shqiptare.

“Ardhja e çdo sekretari shteti ka qenë një lajm i rëndësishëm, sepse tregon se sot Shqipëria është një vend i besueshëm për të gjithë aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë. Vizita është e rëndësishme për mazhorancën qeverisëse.

Unë mendoj se të gjithë ata që kanë ardhur në këtë status vizite në Shqipëri, kanë takuar drejtuesit e prokurorisë së posaçme dhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, sepse është shumë e rëndësishme që reforma të jetë e qëndrueshme e të mos ketë më kthim pas.

Ka qenë një reformë që edhe ndërkombëtarët janë investuar, SHBA dhe BE përmes përfaqësuesve të tyre dhe ata duan të tregojnë se reforma duhet të jetë e qëndrueshme, ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e tyre”, tha Felaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026