“Teknologjia rol primar”- Qefalia për sigurinë: Rëndësia e vizitës së Blinken
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka thënë se qeveria e ka fokusin te rritja e pagave të forcave të armatosura të Shqipërisë, në mënyrë që të rritet interesi për t’u bërë pjesë e ushtrisë.
Komentet Qefalia i bëri në Euronews Albania, ku tha se teknologjia ka rol primar në një situatë lufte, por nëse nuk janë trupat ushtarake që ta vënë atë në përdorim, është e pavlerë.
Ai foli edhe për vizitën e Blinken në Tiranë për çështje të sigurisë dhe tha se kjo vizitë tregon vlerësimin e SHBA-ve për vendin tonë.
“Ne kemi eksperiencën e luftës që ndodhi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Atje kemi parë që teknologjia ka rol primar, por nëse njerëzit nuk dinë ta përdorin, ose i shmangin, nuk ka efektivë, s’ka qenie të gjalla njerëzore që t’i përdorin. Kemi parë që ato satelitët që u përdorën dolën jashtë funksionit.
Janë njerëzit që duhen trajtuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë masa qoftë për rritjen e rrogave të administratës, por fokusi te forcat e armatosura. Kjo bën një far sensibiliteti edhe te njerëzit që aspirojnë për të qenë pjesë e forcave të armatosura. Ka rritje të kërkesave, por nuk është se ka pasur rritje edhe shumë të madhe. Duke u trajtuar edhe me pagë, edhe me uniformë, edhe me trajtim të veçantë, interesi do të jetë shumë më i madh.
Blinken është një vizitë për rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të Shqipërisë. Vjen për çështje të sigurisë kombëtare, por duke zgjedhur Shqipërinë është një vlerësim që i bëhet vendit tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion