Siguria kombëtare, deputeti i PS: Po na preku Rusia, të jemi të përgatitur
Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku foli në lidhje me sigurinë kombëtare dhe kërcënimet e mundshme për vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse kërcënimet e Rusisë do të ndikojnë indirekt ndaj vendit tonë duhet të jemi të përgatitur.
Mes tjerash ai nënvizoi se interesi i Rusisë është që të largoj vëmendjen nga Ukraine dhe të ketë një front tjetër.
“Unë kam pasur fatin të isha në të dy diskutimet. Diskutimet kanë qenë të frytshme, konstruktive. Drafti që kaloi sot është rezultat i një pune të gjatë. Është një dokument gjithëpërfshirës, dhe adreson të gjitha problematikat e konstatuara, fuqitë, pikat e dobëta dhe përpjekjet e shtetit për të arritur atë që janë interesat kombëtare.
Nëse kërcënimet e Rusisë që janë të shtuara ndaj vendeve të Aleancës, por indirekt na prek dhe ne, ne duhet të jemi të përgatitur nga ana mendore që duhet të jemi gati të gjithë. Interesi i Rusisë është të largoj vëmendjen nga Ukraina dhe të ketë një front tjetër”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë