Vizita e Blinken në Tiranë/ Qafoku: Kosova arsyeja kryesore, çfarë pritet të ndodhë
Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar mes të tjerave vizitën që pritet të ndodh nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
Sipas Qafokut arsyeja kryesore e kësaj vizite është çështja e Kosovës, por gjithashtu pritet të ketë mesazhe për demokracinë në vend.
“Arsyeja kryesore e vizitës së Blinken it në tiranë është çështja e Kosovës. Fokusi kryesor do të jetë te Kosova. Blinken do të kërkojë nga klasa politike shqiptare nga zoti Rama dhe zoti Begaj, të ndikojnë në një qasje tjetër të lidershipit të Kosovës, sepse duhet ta theksojmë se Albin Kurti ka bërë gafa të jashtëzakonshme në raport me SHBA-në, e ka quajtur edhe fajtore. Mendoj se konsolidimi i marrëdhënieve të SHBA-së ndaj shqiptarëve, është një çështje kryesore dhe kjo është arsyeja se përse Blinken vjen në Tiranë.
Brenda kësaj unë jam i bindur se niveli i demokracisë dhe standardet e demokracisë do të jenë një kapitull tjetër që Blinken do të përmend në tiranë. Kjo është arsyeja se përse Edi Rama ka bërë një parantezë me defektet e qeverisjes së tij.
Gjithashtu mungesa e një ambasadori amerikan në Tiranë, ka krijuar një lloj perceptimi që ka një lloj tërheqje të diplomacisë amerikane në Tiranë, sepse nëse do kishim një ambasador të SHBA këto konfliktet në parlament, protestat apo çështja e komisioneve parlamentare, unë mendoj se kjo do të ishte zgjidhur nëse do kishim një ambasador amerikan. Mendoj se Blinkeni do të japë sidomos mesazhe për nivelin e demokracisë, sepse ne kemi bërë hapa pas. Ne nuk kemi një opozitë funksionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)