SPAK merr të pandehur vëllanë e ish-presidentit Nishani

Dosja për inceneratorin e Fierit
12 Shkurt 2024 | 11:23

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim këtë të hënë dosjen ndaj 3 ish-inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekëve.

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, vëllanë e ish- Presidentit te ndjerë Bujar Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi.

Këta dy të fundit do gjykohen për korrupsion aktiv.

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin dy mjekët Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua sot për gjykim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026