Përplasje Putin-Erdogan, gazetari: Pse e anuloi presidenti rus vizitën në Ankara
Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë sërish vizitën zyrtare në Turqi e planifikuar për këtë javë.
Sipas mediave arsyeja kryesore janë zhvillimet e brendshme, sikundër zgjedhjet presidenciale në Rusi por edhe zgjedhjet lokale ne Turqi.
Disa burime në fillim të këtij muaji sugjeruan se Putin ishte planifikuar të vizitonte Ankaranë më 12 shkurt, që do të ishte udhëtimi i tij i parë në një shtet të NATO-s që nga viti 2020.
Sokol Brahja, gazetar në Izmir tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja e vizitës së paralajmëruar prej kohësh nga lideri rus ishte të konfirmonte mbështetjen e Ankarasë për zbatimin e marrëveshjes së Bosforit.
Ai u shpreh se marrëveshjen e fundit e Turqisë me SHBA për blerjen e avionëve ushtarakë, Rusia e ka parë si një akt kundër saj.
“Pika kryesore e takimit ka qenë nëse marrëveshja e Montrës për ngushticën e Bosforit a është ende në fuqi, a do të jetë më shumë e kontrolluar nga Rusia apo nga Amerika. Tashmë Turqia ka blerë 46 avionë nga SHBA. Këto Rusia i sheh si një predhë kundër saj, që Rusia të mos kontrollojë ngushticën e Bosforit. Në mediat turke flitet se arsyeja e anulimit të kësaj vizite është mosdhënia e dritës jeshile për Rusinë nga Turqia për të kaluar në Detin e Zi nga ngushtica e Bosforit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta