Rriten kërkesat në Gjirokastër, frika nga fruthi, prindërit vaksinojnë fëmijët

12 Shkurt 2024 | 17:49

Në Gjirokastër ka ardhur në rritje interesimi për marrjen e vaksinës së fruthit nga fëmijët. Sipas përfaqësuesve të Shëndetit Publik deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i fëmijëve të infektuar me fruth.

“Në Gjirokastër mund të themi me bindje të plotë që kemi një mbulesë të mirë vaksinale, duke u nisur nga statistikat themi që me dozë të parë kemi 99% të fëmijëve të vaksinuar, ndërsa me dozë të dytë që i bie 5-vjeç janë 94% me mbulesë vaksinale”, tha Noris Doraci, specialist i Shëndetit Publik.

Përgjatë këtyre ditëve bluzat e bardha dhe specialistët e Shendetit Publik kanë zhvilluar takime sensibilizuese në institucionet arsimore dhe me prindërit për domosdoshmërinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit të fëmijëve nga fruthi.

“Duke qenë se patëm disa raste në Tiranë, ne nisëm një sensibilizim për promocionin duke dalë edhe vetë nëpër shkolla, kopshte dhe gjithashtu dhe vaksinatoret e të gjitha qendrave shëndetsore të Gjirokastrës kemi bërë një punë sensibilizuese”, tha Noris Doraci, specialist i Shëndetit Publik.

Me sensibilizimin e kryer është bërë e mundur vaksinimi i rreth 65% të fëmijëve që nuk kishin mare dozat e vaksinës së fruthit. Strukturat e Shendetit Publik konfirmojnë se kanë kapacitetet e duhura për mbulimin e të gjithë fëmijëve me vaksinën e fruthit.

“Kemi parë reagimin e prindërve, duket dhe nga shifrat që ne kemi një përpjestim të dukshëm të kryerjes së vaksinës të fruthit si me dozë të parë dhe me dozë të dytë”, tha Noris Doraci, specialist i Shëndetit Publik.

Pyetje: Me kapacitetet që keni arrini ta mbuloni vaksinimin e plotë?

“Kjo nuk diskutohet fare, si me vaksina kemi dhe me personel jemi në çdo qendër shëndetsore”, tha Noris Doraci, specialist i Shëndetit Publik.

Në shkallë vendi Gjirokastra renditet ndër qarqet me mbulesën më të lartë vaksinale te fëmijët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026