Pse Blinken vjen në Tiranë? Analisti: Jemi të vetmit partnerë të SHBA në Ballkan…

12 Shkurt 2024 | 20:23

Analisti Ilir Yzeiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se është e kuptueshme që Blinken të vijë e të vizitojë Tiranën.

Sipas tij Shqipëria është partneri më i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj edhe vizita do të bëhet pikërisht në Tiranë, pasi në vende të tjera nuk ka të njëjtën mbështetje. Ai tha se amerikanët e vlerësojnë shumë këtë partneritet me Shqipërinë pasi u duhet për politikën e tyre në botë.

“Nuk kanë amerikanët në Ballkan asnjë partner tjetër veç shqiptarëve, ku do shkojë në Serbi, në Bosnjë Hercegovinë apo në Maqedoni? shqiptarët janë me fat që kanë qëlluar në krah të amerikanëve dhe amerikanët e vlerësojnë këtë partneritet.

Atyre u duhet për politikën e tyre globale, ndërsa ne na duhet një mik i tillë që është në një farë mënyre garancia e sigurisë sot në botë. Sido që të venë punët në shtetet e Bashkuara të Amerikës, cilido që mund të zgjidhet nesër, realiteti i SHBA-së me Shqipërinë nuk ka për të ndryshuar kurrë”,-tha analisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026