“Me ty s’po merrem”-Rama “injoroi” Manjën, gazetarja tregon detaje nga mbledhja

12 Shkurt 2024 | 21:41

Gazetarja Eksiola Shehu ishte këtë të hënë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste e cila u zhvillua ditën e djeshme me dyer të mbyllura.

ajo tha se kryeministri nuk i ka kursyer kritika ndaj të gjithë atyre që kanë qenë prezente e që nuk kanë pasur një performancë maksimale gjatë zgjedhjeve. Ndër ta ai i ka thënë ministrit të drejtësisë Ulsi Manjës se me të nuk do të merret pasi ky i fundit ka qenë kryesisht nëpër burgje.

“Në raportimin e qarkut të Lezhës, Rama i është drejtuar ministrit të drejtësisë, me ty nuk po merrem se shumicën e kohës ke qenë me burgjet.

Megjithatë  ka patur një kritik për një bashki që në këtë qark rezulton humbëse dhe ka fituar koalicioni bashkë fitojmë. Bëhet fjalë për bashkinë e Mirditës ku i ka thënë “e ke lënë pak pas dore”.

Kështu që zoti Rama duket se ka shigjetuar të gjithë ata të cilët kanë qenë dhe ka dhënë një mesazh për të gjitha bashkitë që kanë qenë edhe humbëse në 2023 në 14 maj”,-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026