“Droni Edukues” i policisë i kap “mat” ata që shkelin rregullat
Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet e monitorimeve të kryera me dronë për të evidentuar dy nga shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët gjatë përdorimit të rrugës.
Sipas policisë sjellja e drejtuesve të mjeteve që nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas, duhet të ndryshojë.
Gjithashtu bëhet apel edhe ndaj këmbësorëve që të mos kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari, sipas policisë, rrezikon sigurinë e vetë kalimtarëve, por dhe të të tjerëve.
“Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues”, synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurt dhe më përgjegjëse nga të gjithë.
Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurt dhe më miqësor në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania