Më 28 shkurt mbahet në Tiranë samiti për Ukrainën, i pranishëm dhe Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të jenë në Tiranë në fund të muajit shkurt. Ata pritet të marrin pjesë në Samitin e Paqes, i cili do të zhvillohet për dy ditë me radhë në datat, 28 dhe 29 shkurt.
Dita a parë do t’i dedikohet Ukrainës me presidentin Zelensky, i cili më herët i është drejtuar parlamentit shqiptar me videokamera, ndërsa këtë herë do të vijë në vizitën e parë në Shqipëri.
Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike.
Fokusi i këtij samiti do të jetë lufta prej dy vitesh që po zhvillohet nga forcat ruse, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.
Disa ditë më parë, nga Shkupi kryeministri Edi Rama e lajmëroi samitin në Tiranë dhe vizitën e Zelenskyt.
Gjatë mandatit dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria luajti një rol aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si një prej vendeve që ka mbështetur Ukrainën.
Shqipëria ishte krah Shteteve të bashkuara të Amerikës si bashkëpenëmbajtëse e çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta