Juventus nuk bind më, Chelsea fiton me spektakël
Pas humbjes me Interin, Juventusi ka dështuar sërish të marrë pikë në kampionat, këtë herë ndaj një kundërshtari si Udinese. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht në shtëpi, duke konfirmuar dhe një herë tjetër se nuk janë gati të konkurrojnë për titullin me zikaltrit. Në Allianz stadium përballja u zgjidh që në pjesën e parë, aty ku në minutën e 25’ Gianneti shënoi një gol në rrëmujë, me mbrojtjen kundërshtare që nuk arriti të largojë topin.
Të besuarit e Allegrit tentuan disa herë ti afrohen golit por ishin të pasuksesshëm, ku edhe pse dominuan totalisht 90 minutëshin në Torino, dolën pa pikë nga stadiumi i tyre. Në anën tjetër, Udinese largohet përkohësisht nga zona e ftohtë, ndërsa Juventus vendos në rrezik pozitën e tij.
Të hënën u zhvillua dhe një prej ndeshjeve të Premier Leagues angleze, ajo mes Crystal Palace dhe Chelsea. Blutë triumfuan me rezultatin 1-3, ndërsa dy prej golave erdhën në kohën shtesë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Crystal Palace, pas golit të Lerma, ndërsa në të dytin reagoi ekipi i Pochettino, ku barazoi me Callagher. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej pa fitues, ishte Callagher në shtesë që përmbysi rezultatin dhe Enzo Fernandez që vulosi triumfin 1-3. Chelsea ngjitet kështu me 1 pozicion në tabelë, teksa Crystal Palace qëndron i 15-ti.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq