Ish-prokurori zbardh agjendën e Blinken në Tiranë: Mesazhet për Ramën e Dumanin
Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ka komentuar vizitën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken në Tiranë këtë javë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari tha se Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj.
Përsa i përket takimit me kreun e SPAK Altin Dumani, tha se është hera e parë që një sekretar i shtetit amerikan të takojë kreun e një agjensie ligjzbatuese.
“Nisur mga agjenda e sekretarit të shtetit takimi me kryeministrin është gjithëplanësh. Shqipëria ka kohë që është vendosur në boshtin euro-atlantik, pro perëndimit në luftën që bëhet në Ukrainë. Në këtë kuptim Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj. Sigurisht vjen për të falënderuar dhe mbështetjen nga pikëpamja e gjesteve të mbështetjes së afganëve.
Vjen dhe për ngjarjet që lidhen me Ballkanin, ku Shqipëria ka qenë lojtarja kryesor pro perëndimor mes Perëndimit dhe Rusisë. Nëse do të jetë e vërtetë që Blinken do të takojë dhe Dumanin, kjo është e veçantë sepse është i pari rast që sekretari i shtetit të takojë një agjensi ligjzbatuese. Nisur nga kjo veçanti mendoj se SPAK mbetet institucioni më i besueshëm në Shqipëri dhe i pavarur që ka marrë përsipër të përmbush detyrimet ligjore”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta