Liverpool këmbëngul për Alonson, zbulohet “sekreti” në kontratën e spanjollit
Fitorja ndaj Bayernit nën drejtimin e Leverkusen ka shtuar edhe më tej vëmendjen drejt Xabi Alonsos, trajnerit të aspirinave prej verës së 2023. Spanjolli aktualisht është emri më i përfolur në futbollin evropian, sa i përket teknikëve, ndërsa emri i tij është lakuar së fundmi tek Liverpool. Klubi anglez, pas njoftimit të Klopp që do të largohet në fund të sezonit, ka shpejtuar për të transferuar në ishull Alonson.
Vëzhgues të skuadrës angleze kanë shkuar në Gjermani për të parë nga afër punën e teknikut, ndërkohë që kanë nisur dhe bisedimet mes palëve. Te Leverkusen janë të sigurt, Alonso nuk do të largohet pasi kontrata e mban lidhur me ekipin e apsirinave deri në 2026-ën.
Në fakt ka diçka më tej sa i përket kontratës së firmosur nga 42-vjeçari, një detaj që mund të bëjë diferencën. Gjermanja Bild ka pohuar se në një paragraph të kontratës thuhet se Alonso mund të largohet menjëherë nga Leverkusen në rast se ai merr 1 kontratë nga këto 3 ekipe, Bayern Munchen, Liverpool dhe Real Madrid.
Duke qenë se Reali ka konfirmuar Ancelottin deri në vitin 2026 dhe Tuchel ka mbështetjen e drejtuesve të Bayern, atëherë nuk do të ishte e cuditshme nëse Alonso shkon drejt Anglisë. Spanjolli e njeh mjaft mirë Liverpoolin pasi ka qenë pjesë e skuadrës si futbollist, ndërsa është një dëshirë e drejtuesve, edhe pse këta të fundit kanë hasur kundërshtrimin e Simon Rolfes, drejtorit të Leverkusen.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë