“Vëllai i 27-vjeçares mund të shpërthejë”, gazetarja: Rasti rrezikon vetëgjyqësi

13 Shkurt 2024 | 21:44

Moderatorja Evis Ahmeti ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për ngjarjen e rëndë të vdekjes së Sibela Abedinit.

27-vjeçarja vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt ndërsa si pistë kryesore që e ka çuar në aktine rëndë është paraqitur shantazhi. Ajo dyshohet të jetë shantazhuar nga personazhi i TikTok, Altin Çoku i cili dyshohet se kishte shpërndarë foto intime ku dukej bashkë me të ndjerën.

Ahmeti tha në studion e Euonews Albania se vëllai i të ndjerës mund të kalojë në vetëgjyqësi.

“Vëllai i Sibela Abedinit është një eksploziv i vërtet. Ai i ka shkuar në shtëpinë e Altin Çokut. Nga momenti në moment, vëllai i Sibela Abedinit, nuk dihet çmund të bëjë. Ai e solli nënën e Sibelës në emisionin “Me zemër të hapur”  dhe pas transmetimit nuk e ka shoqëruar nënën për në shtëpi.

Unë dua të bëhemi pak të ndjeshëm dhe të mos e orientojmë atë familje drejt një vetëgjyqësie. Ta shikonit veprimet që  bënte vëllai i Sibela Abedinit sot në emsion ndërkohë që ishte pas kamerave, unë edhe tani dridhem. Ai kishte reagime shpërthyese ndërsa unë jepja me lejen e tyre pamje  filmike nga Altin Çoku”,-tha Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026