Ndeshjet e Champions për këtë të martë, zbresin në fushë Bayern dhe PSG

14 Shkurt 2024 | 12:16

E mërkura vjen me 2 përballje tejet interesante në Uefa Champions League, ku në Olimpiko luhet Lazio-Bayern, ndërsa në Parc de Princes, PSG vendase pret Real Sociedad. Rekordmenët e Gjermansië ndeshen për herë të 3-të me Lazion në Ligën e Kampionëve, ku përballjet e para datojnë në sezonin 2020-2021 në po të njëjtën fazë atë të 1/16, ku bavarezët fitonin 1-4 dhe 2-1. Ekipet kanë ndryshuar shumë që prej asaj periudhe, madje forma që po kalojnë nuk është më e njëjta.

Bayern vjen pas një disfate në kampionat me Bayer Leverkusen, ndërsa Lazio pas fitores ndaj Cagliarit. Gjermanët vuajnë 4 mungesa kryesore si Davies, Coman, Gnabry e Laimer, ndërsa italianët vijnë me ekipin e plotë. Lacialët kanë një rekord negative ndaj ekipeve gjermane, ku në 7 ndeshje kanë vetëm 1 fitore, kanë humbur 5 dhe 1 sfidë është mbyllur në barazim, por ky fakt nuk konfirmon asgjë për ndeshjen e së mërkurës.

Paralelisht në kryeqytetin francez, PSG luan ndaj Sociedadit, ekipit i cili premton shumë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa fazën e grupeve e mbylli në vendin e parë. Kjo është hera e parë që këto ekipe ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion, me vendësit të cilët cilësohen favoritë absolutë. Spanjollët vijnë me 7 mungesa në këtë përballje, ndërsa tek francezët, 5 lojtarë nuk janë në dispozicion. 4 fitore dhe 1 barazim ka PSG në 5 javët e fundit krahasuar me 1 fitore 3 barazime dhe 1 humbje të spanjollëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026