“Ke qenë i përkëdheluri i Bashës”, Bardhi: Ç’i thashë para se të më bënte ministër
Gazetari Arbër Hitaj dhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ishin këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku debatuar rreth situatave të ndodhura mes demokratëve.
Hitaj tha se ndonëse tani i del përballë Gazment Bardhi dikur ka qenë i përkëdhelur nga Lulzim Basha.
Kjo nuk u prit mirë nga deputeti i cili thas eai ka bërë gjithnjë detyrën për të cilën Partia Demokratike ka pasur nevojë.
“Unë nuk kam pasur nevojë për përkëdhelje nga askush ,sa kohë isha një njeri në krye të detyrës, vetëm shërbeva si ministër dhe i shërbeva Partisë Demokratike në atë pozicion në një moment të vështirë. Kur zoti Basha më ka thirrur të isha ministër teknik, ai më ka thënë janë dy opsione, ministër teknik apo deputet i kuvendit të Shqipërisë, unë i kam thënë do shkoj atje ku ka nevojë PartiaDemokratike.
Në atë kohë Partia Demokratike kishte nevojë që Gazment Bardhi, një jurist dhe profesionist në fushëne tij të ishte ministër teknik, në një qeveri kujdestare për zgjedhjet. Unë me zotin Basha kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer, por kjo nuk më ka ndikuar të dalë edhe kundër. Unë për zotin basha kam vetëm një thirrje, ti kthehet opozitarizmit”,-tha Gazment Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 12:42 Lavrov: Perëndimi ka dështuar si ndërmjetës për Ukrainën, nuk mund të merret seriozisht
- 12:35 Botërori 2026! 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi
- 12:32 Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 12:32 Rusia mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, paralajmëron: Rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës