Gazetari: Vijnë vajza nga Shqipëria dhe prostituojnë në qendra masazhi në Kosovë

15 Shkurt 2024 | 08:26

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar të mërkurën nga policia në Rinas.

47-vjeçari është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me 16 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Gazetari Muharrem Kafexhiu tha për “Good Morning Albanians” se qendrat e masazhit në Kosovë funksionojnë si qendra për shfrytëzim prostitucioni.

Ai tregoi se shumica e vajzave që punojnë në këto qendra janë të huaja, dhe nga këto pjesa më e madhe vijnë nga Shqipëria.

“Qendrat e masazhit në Kosovë funksionojnë si qendra për shfrytëzim prostitucioni. Një numër i madh i vajzave që punojnë në këto qendra janë nga vendet e huaja dhe ndër to kryesojnë vajzat që vijnë nga Shqipëria. Kjo nisur nga shifrat, por ky numër është vetëm një përqindje e numrit real. Ka edhe të mitura mes tyre, por pjesa më e madhe janë në moshë  madhore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024