Senati italian i jep miratimin përfundimtar marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë
Senati italian i ka dhënë miratimin përfundimtar marrëveshjes së diskutueshme Shqipëri-Itali në lidhje me ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shëngjin.
Dhoma e Lartë miratoi me 93 vota pro dhe 61 kundër, marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat respektivë Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
Ansa shkruan se që nga marrja e detyrës në vjeshtën e vitit 2022, qeveria Meloni ka kontaktuar vendet e treta në një përpjekje për të frenuar migrimin e parregullt nga deti drejt Italisë, i cili në vitin 2023 u rrit me rreth 50% krahasuar me një vit më parë.
“Opozita italiane e ka kritikuar marrëveshjen duke e krahasuar me një Guantanamo të re dhe pretendoi se u shkel Kushtetutat e vendit. Ndërkohë që disa vende të tjera të BE-së kanë thënë se është një model që mund të imitohet”, shkruan media italiane.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve