Blinken mbërrin në Kryeministri, takime mes 2 delegacioneve

15 Shkurt 2024 | 16:02

Antony Blinken pas takimit me të rinjtë në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i është drejtuar ambienteve të Kryeministrisë.

Sekretari amerikan i shtetit gjatë fjalës së tij te Piramida e vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë dhe shprehu falënderimin për rolin dhe kontributin e saj në strehimin e afganëve. Pas këtij takimi, siç ishte parashikuar në agjendë, ai u drejtua për në Kryeministri.

Gazetarja e Euronews Albania, Eskiola Shehu, në një raportim të drejtpërdrejtë tha se pas takimit në kryeministri, pritet të zhvillohet edhe konferenca e cila mund të zhvillohet para orës së parashikuar.

“Jashtë ambienteve ka dalë kryeministri Rama, për të pritur Sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Ai pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me  kryeministrin Rama, por edhe takime bilaterale mes delegacionit që e shoqëron nga SHBA sekretarin amerikan dhe me disa ministra nga kabineti qeveritar të cilët do jenë së bashku me kryeministrin Rama. Zoti Blinken pritet të largohet rreth orës 19:00. Pas takimit sipas agjendës pritet që në orën 18:10 të mbahet konferenca, por për shkak se jemi para orës së caktuar, dalja nëkonferencë mund të ndodh më herët”,  tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet e ulëta të shitjes po...
17:06 | 02/07/2026

Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët

Në Gjirokastër ka nisur shënimi i shtigjeve malore, një iniciativë që synon promovimin e turizmit të aventurës dhe nxjerrjen në pah të vlerave natyrore e...
16:59 | 02/07/2026